image Kërkohet paraburgim për Sasho Mijallkovin

Rajon

Kërkohet paraburgim për Sasho Mijallkovin

news image

Pas publikimit të aktgjykimit për rastin “Thesari”, prokurori Trajçe Pelivanov ka kërkuar që Sasho Mijallkovit t’i caktohet masa e paraburgimit, transmeton Gazeta Sinjali.

Prokurori shpjegoi se Mijallkov aktualisht është në paraburgim për rastin “Shënjestra-Fortesa”, masë e cila përfundon më 27 prill. Kjo është arsyeja pse ai kërkoi që Mijallkovit t’i hiqet paraburgimi për rastin e përgjimit masiv dhe t’i caktohet për rastin “Thesari”, shkruan zhurnal.mk

“Përmes Europolit janë konfirmuar të dhënat se i akuzuari ka leje qëndrimi dhe një adresë të regjistruar në Republikën e Çekisë. I akuzuari Mijallkov është gjithashtu një person i pozicionuar mirë dhe ai dhe anëtarët e familjes së tij kanë biznese private, gjë që mundëson një jetë të rehatshme në arrati”, tha prokurori Pelivanov. /Gazeta Sinjali/