image Kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se përdhunoi dy të mitura në Gjakovë dhe ua dha 15 euro në këmbim

Kosovë

Drejtësi/ Kërkohet paraburgim për personin që dyshohet se përdhunoi dy të mitura në Gjakovë dhe ua dha 15 euro në këmbim

news image

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, B.C., i cili dyshohet se ka dhunuar dy vajza të mitura në Gjakovë.

Përmes një komunikate, Prokuroria Themelore ka njoftuar se në intervalin kohor mes datave 14-16 shkurt 2020, në Komunën e Gjakovës, saktësisht në një vilë në rr.”Skenderbeu” , pa pëlqimin e të dëmtuarave, të mitura, M.J., dhe A.J., nga fshati Krume, Republika e Shqipërisë, i pandehuri kryen aktin seksual.

“Përderisa e dëmtuara M.J., ishte duke qëndruar në parkun e qytetit në Gjakovë, bashkë me motrën e saj, i pandehuri me automjetin e tij “Golf”, fton viktimat kinse për të bërë një gjiro, ku më pas i dërgon në vilë në dy dhoma të ndara. I pandehuri B.C., fillimisht kishte hyrë në dhomën e të miturës A.J., e pasi e kishte kryer aktin seksual me të, kishte vazhduar me viktimën tjetër të mitur M.J., gjithashtu duke kryer aktin seksual edhe me të, ku si këmbim iu kishte dhënë 15 euro, dhe më pas i ka dërguar në vendin e njëjtë ku edhe i kishte marrë paraprakisht”, njofton Prokuroria.

Prokurori i rastit, ndaj të pandehurit ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh./Gazeta Sinjali/