image Kërceu nga lartësia prej mbi 30 metrash në ujë, vdes ish-futbollisti - VIDEO - Sinjali

Kërceu nga lartësia prej mbi 30 metrash në ujë, vdes ish-futbollisti – VIDEO

news image

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Mallorca të Spanjës.

Ish-futbollisti holandez, Mourad Lamrabatte ka vdekur pasi kërceu nga lartësia prej 30 metrash në ishujt Malgrats, derisa e dashura e tij ishte duke e filmuar dhe u dëgjua duke thënë “O Zoti im”, siç mund ta shihni në video duke klikuar KETU

Ai vdiq pasi mbeti me gjysmë-vetëdije pasi ra keq në ujë, e jo nga lëndimet eventuale të marra nga shkëmbinjtë, shkruan mediumi “RN7”, përcjell Sinjali Sport.

Zhytësit e gjetën trupin e tij në ujë pas kërkimit me varka dhe me helikpopter.

Ish-klubi i tij, Vitesse i ka shprehur ngushëllime familjes për humbjen e më të dashurit të tyre.

“Vitesse e mori lajmin e keq që Mourad Lamrabatte ka ndërruar jetë. Ish-sulmuesi i Jong Vitesse sapo i kishte mbushur 31 vjet. Ne urojmë që familja dhe miqtë e tij ta gjejnë forcën”, ka shkruar përmes një komunikate klubi holandez.

Lamrabatte njihej po ashtu si një kick-boxer në Arnhem.

Ai ishte duke i kaluar pushimet me të dashurën, por këto pushime u kthyen në tragjedi.

/GazetaSinjaliSport/


Shpërndaje artikullin