image Kërcet grushti mes të rinjve në Kaçanik për shkak të borxhit, dy persona përfundojnë në pranga

Siguri

Kërcet grushti mes të rinjve në Kaçanik për shkak të borxhit, dy persona përfundojnë në pranga

news image

Mosmarrëveshjet për borxhe shpeshherë shkaktojnë incidente të ndryshme në vendin tonë, të cilat eskalojnë në përleshje e kanosje. Si rrjedhojë e kësaj krisen miqësi e lidhje familjare dhe lindin konflikte serioze. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Kaçanik, ku një person dyshohet se ka kërcënuar një 24-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi prej rreth 100 eurosh, që viktima ka pasur ndaj të dyshuarit dhe nuk kishte arritur t’ua kthente. Për pasojë, ai u përballë me të riun, i cili ia zuri pritën dhe e sulmoi fizikisht.

Kështu kanë bërë me dije burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë dhe kanë njoftuar se rasti ka ndodhur të shtunën mbrëma, kur i riu u rrah dhe pësoi lëndime trupore, për çka u dërgua me urgjencë në spital. Për të mos mbaruar me kaq, i dyshuari është kapur edhe me një familjar të viktimës, me të cilin u përleshën për shkak të konfliktit të mëparshëm.

Posa rasti është denoncuar në Polici, dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.

Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarve dhe inicimin e rastit ndaj tyre në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

/GazetaSinjali/