image Kërcet grushti mes dy kushërinjve në Lipjan për shkak të një mali, arrestohen që të dy

Siguri

Kërcet grushti mes dy kushërinjve në Lipjan për shkak të një mali, arrestohen që të dy

news image

Dy të rinj nga fshati Janjevë e komunës së Lipjanit kanë përfunduar në spital mbrëmë pasi u rrahën mes vete, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore si pasojë e lëndimeve të marra gjatë përleshjes.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje mes 26 dhe 32-vjeçarit, të cilët kanë lidhje familjare, lidhur me një mal në atë zonë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilën kanë shoqëruar dy të dyshuarit në stacion për intervistim e që më pas ndaj tyre u iniciua rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Me vendim të prokurorit që të dyve u është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

/GazetaSinjali/