image Kërcet dajaku për pronë mes vëllezërve në Gjilan, u dalin në ndihmë edhe djemtë e tyre

Siguri

Kërcet dajaku për pronë mes vëllezërve në Gjilan, u dalin në ndihmë edhe djemtë e tyre

news image

Zënkat e mosmarrëveshjet për prona në vendin tonë janë shumë të shpeshta. Në to zakonisht përfshihen familjarë e fqinj dhe në shumë raste eskalojnë në të shara, kërcënime, sulme fizike e shpesh edhe tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Në një përleshje mes vete janë përfshirë mbrëmë edhe dy vëllezër në rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Gjilan.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjithçka dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një konflikti për pronë.

Përpos vëllezërve, në rrahje u përfshinë edhe dy djemtë e tyre dhe si rrjedhojë kanë mbetur të lënduar 59 dhe 50-vjeçari.

Të dyshuarit kanë marrë ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që në rast ka intervenuar edhe Policia e Kosovës.

Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit policorë në stacion dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që tre të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor, ndërkohë që po vazhdojnë kërkimet për djalin e njërit prej të dyshuarve, pasi që i njëjti menjëherë pas kryerjes së veprës, është larguar në drejtim të panjohur.

/GazetaSinjali/