image Kërcet dajaku në një familje në Ferizaj: Babai rrah djalin e tij 34-vjeçar pasi ia prishi gjumin - Sinjali

Kërcet dajaku në një familje në Ferizaj: Babai rrah djalin e tij 34-vjeçar pasi ia prishi gjumin

news image

Një rast jo fort i zakontë i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmë, pak para mesnatës, në fshatin Bardhosh të Ferizajt, ku një person ka sulmuar fizikisht djalin e tij për shkak të zhurmës në shtëpi, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ekrem Dili”, kur djali i të dyshuarit ishte kthyer në shtëpi me gruan dhe fëmijët dhe për një moment babai i tij kishte filluar debatin se “pse po ma prish gjumin duke bë zhurmë”, me ç’rast situata ka eskaluar në konflikt fizik.

Djali 34-vjeçar i cili pësoi lëndime si pasojë e sulmit nga babai ka marrë trajtim mjekësor, teksa dy palët e përfshira janë intervistuar në stacion policor.

Gjatë intervistimit të babait të viktimës, i njëjti ka dhënë versionin e tij para hetuesve policore dhe është shprehur se edhe djali i tij e ka sulmuar atë, pas mosmarrëveshjes që kishin me njëri-tjetrin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj 64-vjeçarit është iniciuar rasti si “dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin