image Kërcënoi zviceranin në Gjakovë, arrestohet nga Policia

Siguri

Kërcënoi zviceranin në Gjakovë, arrestohet nga Policia

news image

Një person është arrestuar mbrëmjen e së premtes në rrugën “Korab Binxhiu” në Gjakovë, pasi që dyshohet për kanosje, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Policisë së Kosovës, i dyshuari ka kanosur një person i cili kishte nënshtetësi Zvicerane.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/