image Kërcënoi nënën dhe babanë e tij, arrestohet djali në Gjilan

Siguri

Kërcënoi nënën dhe babanë e tij, arrestohet djali në Gjilan

news image

Është arrestuar një person në fshatin Livoq të Gjilanit, pasi që i njëjti ka fyer, shqetësuar dhe kërcënuar nënën e tij.

Gazeta Sinjali mëson gjithashtu se i njëjti ka kërcënuar edhe babanë e tij, duke ndjellë frikë dhe pasiguri.

Siç merr vesh Sinjali, rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 11:30.

Me rastin po merren organet kompetente. /Gazeta Sinjali/