image Keqpërdorimi i fotove në Instagram, sqaron shefi i këtij aplikacioni

Aplikacione

Privatësia/ Keqpërdorimi i fotove në Instagram, sqaron shefi i këtij aplikacioni

news image

Shumë ndjekës të rrjetit social Instagram u shqetësuan se fotografitë e tyre mund të përdoren. E gjitha kjo u shkaktua nga një paralajmërim që po qarkullonte në rrjet.

Shefi i Instagramit, Adam Mosseri ka hedhur poshtë spekulimet për keqpërdorimin e të dhënave personale nga ana e këtij aplikacioni social.   

“Vëmendje! Nëse shihni një meme që deklaron se Instagram do të ndryshojë rregullat nesër, nuk është e vërtetë”, shkruajti ai në një postim.

Paralajmërimi që është bërë viral që të martën deklaron se Instagram do ndryshojë politikën e privatësisë duke lejuar mesazhet e vjetra dhe fotot private që të përdoren në seanca gjyqësore.

Madje ky paralajmërim ka “mashtruar” edhe emra të njohur si Julia Robert, Usher, Pink, madje edhe guvernatorin Rick Perry./ Sinjali/