image Këngëtarja serbe paguan 10 mijë euro për të huazuar këngën e Ronela Hajatit

Bota e Yjeve

Këngëtarja serbe paguan 10 mijë euro për të huazuar këngën e Ronela Hajatit

news image

Këngëtarja, Ronela Hajati, para një viti ka publikuar këngën “Leje”.

Ndërsa kjo këngë tani është publikuar edhe në versionin serb nga këngëtarja, Tea Tairoviq.

Sipas mediave serbe kënga e Tea-s e titulluar “Dubai” është një ‘cover’ i këngës të Ronela Hajatit – “Leje”.

Siç shkruan Nova.rs kjo këngë është një ‘cover’ i këngës shqiptare “Leje”, e cila numëron gati shtatë milionë shikime.

Tea ka paguar për këtë këngë 10 mijë euro, aq sa ka dhënë për hitin “Hajde”, të cilin e kanë firmosur edhe autorë shqiptarë.

/GazetaSinjali/