image Këngëtarja britanike, Vera Lynn vdes në moshën 103-vjeçare

Art & Dizajn

Këngëtarja britanike, Vera Lynn vdes në moshën 103-vjeçare

news image

Këngëtarja legjendare britanike, Vera Lynn, ka vdekur në moshën 103-vjeçare.

“Familja njofton me dhimbje të thellë për vdekjen e një prej këngëtareve më të dashura të Britanisë, në moshën 103-vjeçare”, është thënë në njoftimin e familjes së saj.

“Dama, Vera Lynn, që ka jetuar në Ditçling, ka vdekur e rrethuar nga familja e saj e ngushtë”, është thënë në njoftim.

Lynn, e njohur si Dashuria e Forcave, ka ngritur moralin e ushtarëve që kanë luftuar jashtë shtetit si dhe të civilëve në Britani me këngët si, “The White Cliffs of Dover”, nëpër të cilat janë shpërfaqur dëshirat dhe shqetësimet rreth konfliktit me Gjermaninë Naziste atë botë.

Më 1975, asaj i është ndarë çmimi Damë, që për gratë është i barasvlefshëm me çmimin e kalorësit.

Lynn është përmendur së fundmi nëpër tituj të mediave, kur Mbretëresha Elizabeta II, ka përdorur fjalët e këngës së saj të famshme, për t’i thënë shtetit “ne do të takohemi sërish”, përgjatë një transmetimi të rrallë para kombit, në kohën e pandemisë me koronavirus. /Gazeta Sinjali/