image Kënga e Dua Lipës renditet në vendin e shtatë në “Billboard Hot 100”

Bota e Yjeve

Kënga e Dua Lipës renditet në vendin e shtatë në “Billboard Hot 100”

news image

Artistja me prejardhje shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, përmes një InstaStory ka njoftuar se kënga e saj “Levitating” në bashkëpunim me DaBaby është renditur e shtata në “Billboard Hot 100”.

Në rend të parë renditet “Mood” e 24kGoldn dhe Iann Dior, më pas “Positions” e Ariana Grande, në vend të tretë “Blinding Light” e The Weeknd, në vend të katërt “Holy” e Justin Bieber dhe Chance The Rapper, në vend të pestë Chris Brown dhe Young Thug me “Go Crazy”, në vend të gjashtë “Anyone” e Justin Bieber, e në të shtatin Dua Lipa.

Kjo këngë është lansuar në tetor dhe ka grumbulluar 85 milionë klikime në Youtube.

Këngëtarja para disa muajsh, solli albumin “Future Nostalgia”, i cili pati shumë sukses. /Gazeta Sinjali/