image Këndellet Manchester United, fiton me përmbysje ndaj Newcastle - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

18345

Të shëruar

15198

Të vdekur

669

Këndellet Manchester United, fiton me përmbysje ndaj Newcastle

news image

Manchester United e ka harruar tashmë humbjen turpëruese 1:6 ndaj Tottenhamit dhe i është rikthyer fitoreve.

Sonte në “St’James Park”, Manchester United mposhti 1:4 Newcastle.

“Djajtë e Kuq” e nisën keq takimin duke pësuar gol vetëm pas dy minutave, kur Shaw realizoi autogol.

Nuk vonoi shumë dhe Maguire riktheu barazpeshat duke shkuar në pushim me rezultat të barabartë, shkruan Sinjali Sportiv.

Pjesa e dytë ishte e rezervuar e gjitha për Manchester Unitedin.

Fillimisht në minutën e 58-të, Bruno Fernandes e humbi penalltinë, por e përmirësoi gabimin në minutën e 86-të, duke e kaluar ekipin e Solskjaer në epërsi.

Katër minuta më vonë, Wan-Bissaka dyfishoi epërsinë, kurse në sekondat e fundit Rashford shënoi edhe golin e katërt për “Djajtë e Kuq”.

Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuotën e gjashtë pikëve pas katër xhirove dhe renditet në pozitën e 14-të në tabelë. /Sinjali Sportiv/


Shpërndaje artikullin