COVID-19

Të infektuar

10247

Të shëruar

5944

Të vdekur

327

Kenan Haxhihamza pas prezantimit te Ballkani: Fanellën do ta bart me krenari

news image

Kenan Haxhihamza është portieri më i ri i FC Ballkanit. Ai sot u prezantua te klubi nga Suhareka.

Haxhihamza ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me skuadrën e drejtuar nga Ismet Munishi.

Pas prezantimit ai ka shkruar në rrjetin e tij social “Facebook”, duke thënë se nuk e kishte të vështirë ta zgjidhte Ballkanin për skuadër të ardhshme.

“Mire se ju gjeta Suhareke. Angazhimin tim nga sot e tutje do ta vazhdoj ketu te FC Ballkani, zgjedhja ka qene e lehte duke pare interesimin e Presidentit Arsim Kabashit, drejtorit Avni Bytyqi, trajnerit Ismet Munishi dhe gjithe te tjereve qe kishin deshiren te me shohin me kete fanelle te cilen do ta bart me krenari. Per gjera te tjera do flasim ne fushe”, ka shkruar Haxhihamza në profilin e tij.

Kujtojmë se, Kenan Haxhihamza kaloi te Ballkani nga skuadra e SC Gjilanit./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin