image KEK njofton për rënien e njësisë A3, thonë se po punojnë që të mos ketë ndërprerje të rrymës

Kosovë

KEK njofton për rënien e njësisë A3, thonë se po punojnë që të mos ketë ndërprerje të rrymës

news image

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se të dielën njësia A3 është ndalur si pasojë veprimit të mbrojtjes në ndërpresin e gjeneratorit.

“Në këtë drejtim ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar veprimin e kësaj mbrojtje dhe për të mundësuar rikthimin e sigurt të njësisë në punë në kohë optimale”, thuhet në njoftim.

Kjo korporatë thotë se do të punojnë që qytetarët mos të kenë ndërprerje të energjisë elektrike.

“Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të paraqitura si pasojë e daljes së njësisë A3, në mënyrë që kjo ndalje të mos reflektojë në mungesë të energjisë për qytetarët e vendit”, thuhet tutje në njoftim.

/GazetaSinjali/