image KEDS: Kemi mobilizuar dhjetëra ekipe nga terreni për t'i dalë në ndihmë KOSTT-it - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

41299

Të shëruar

26453

Të vdekur

1062

KEDS: Kemi mobilizuar dhjetëra ekipe nga terreni për t’i dalë në ndihmë KOSTT-it

news image

Rreth 20 orë banorët e lagjes së Mati 1 dhe Bregut të Diellit në Prishtinë kanë mbetur pa energji elektrike, shkruan Gazeta Sinjali.

Në lidhje me këtë nga KEDS-i thonë se kanë mobilizuar dhjetëra ekipe nga terreni për t’i dalë në ndihmë ekipeve të KOSTT-it.

KEDS ka mobilizuar dhjetëra ekipe nga terreni, të cilët janë duke i dalur në ndihmë ekipeve të KOSTT tek nënstacioni 110/10, Prishtina 2, pronë e KOSTT, në mënyrë që furnizimi me energji elektrike të kthehet në kohën më të shpejt të mundshme për një pjesë të konsiderueshme të lagjes Bregu i Diellit”, thonë ata.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe kryetari Shpend Ahmeti dhe kryeministri Avdullah Hoti.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin