image KDI: 54% e kosovarëve mendojnë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe e cenon sovranitetin e Kosovës

Kosovë

KDI: 54% e kosovarëve mendojnë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe e cenon sovranitetin e Kosovës

news image

54 për qind e qytetarëve në Kosovë mendojnë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe e cenon sovranitetin.

Kështu thonë rezultatet e një ankete të publikuar nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Në këtë anketë janë intervistuar mbi 2 mijë qytetarë nga Kosova dhe Serbia.

Violeta Haxholli nga KDI tha se qytetarët serb janë shfaqur më skeptikë ndaj procesit integrues të BE-së.

Haxholli ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të zhvillojë një dialog me komunitetin serb që t’i integrojë ata.

“Kërkojmë që qeveria e Kosovës të zhvillojë një dialog me komunitetin serb që t’i integrojë në këtë aspekt. Qytetarët e Serbisë janë më skeptik për këtë Dialog dhe më fajësues ndaj BE-së dhe kemi parë se këta qytetarë nuk po përfitojnë dhe nuk janë të kënaqur me rolin e BE-së dhe janë shumë skeptik për mbylljen e marrëveshjes”, tha Haxholli.

Ajo i prezantoj disa nga pyetjet e parashtruar në anketë, sipas të cilave mbi 49 për qind e qytetarëve të Kosovës dhe mbi 56 për qind e atyre në Serbi, mendojnë që raportet mes dyja vendeve kanë mbetur të njëjta pavarësisht dialogut.

“Në Kosovë 49.3 për qind e anketuesve mendojnë se kanë mbetur të njëjta pavarësisht procesit të dialogut, ndërsa në Serbi 56.5 e respodentëve e mendojnë të njëjtën përgjigje se dialogu nuk i ka bërë marrëdhëniet as më të mira e as më të këqija”, shtoi ajo.

Tutje ajo theksoi se mbi 50 për qind e të intervistuarve në Kosovë mendojnë se nga dialogu po përfitojnë partitë politike në Serbi.

/GazetaSinjali/