Skuadra kosovare, Ylli, ka konfirmuar se kanë arritur transferimin e basketbollistit Daniel Regis.
Regis do të jetë pjesë e skuadrës kosovare për sezonin 2020/21, shkruan Sinjali Sportiv.
Basketbollisti sezonën e kaluar ishte pjesë e skuadrës Esgueira në Superligën portugeze.
Po ashtu, Regis po cilësohet nga skuadra kosovare si një ndihmesë mjaft e madhe për arritjen e objektivave në Superligën e Kosovës.