image KB Rahoveci njofton tifozët për biletat, caktohet çmimi dhe koha kur shiten

Basketboll

KB Rahoveci njofton tifozët për biletat, caktohet çmimi dhe koha kur shiten

news image

KB Rahoveci ka njoftuar tifozët e 8 klubeve të “Princ Caffe Superliga e Kosovës” për shitjen e biletave në kuadër të Kupës së Kosovës që mbahet në Rahovec.

Nikoqirët kanë njoftuar se biletat do të jenë ditore dhe se çmimi i tyre do të jetë 3 euro për në tribunë kurse 10 euro VIP.

Biletat tifozët e interesuar mund të i gjejnë nga sot me fillim prej orës 14:00 në dyqanin zyrtar të KB Rahovecit.

Ndeshja hapëse do të jetë nesër me fillim nga ora 17:00 në mes të KB Vëllaznimit dhe KB Trepçës, duke vijuar më pas me ndeshjen KB Peja kundër KB Rahovecit.

/GazetaSinjaliSporti/