image KB Peja shënjestron basketbollistin e ri Olsi Kurtaj

Basketboll

KB Peja shënjestron basketbollistin e ri Olsi Kurtaj

news image

Talenti i ri, i cili tash e sa vite ka qenë pjesë e gjeneratave te reja në Pejë, si dhe lojtar kyç në KB BOREA (ekip ky i cili tash e disa vite është pjesë në ligën e parë të Kosovës në basketboll), ditët e fundit është shënjestruar nga KB PEJA dhe një ekip tjetër në superligën e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Në muajin mars, Olsi Kurtaj ishte edhe në Kroaci, ku pas testimeve atje, ka marrë edhe dritën jeshile që të përfaqësoj klubin e basketbollit Zadar dhe sipas informatave është në pritje të testimeve finale, mirëpo duke marrë parasysh angazhimin e tij ka mbetur të finalizohet marrëveshja për transferimin e tij në basketbollin kroat.

Mirëpo tash, mundësia që ta përfaqësoj qytetin e tij të lindjes, lënë të kuptohet se basketbollisti Kurtaj, është duke e shqyrtuar qëndrimin e tij në Kosovë.

Kurtaj, ka qenë lojtar i Kombëtares së Kosovës në gjeneratat e reja U-15, në programin UDF FIBA mbajtur në Rumani, në vitin 2019 dhe tani është pjesë e grumbullimit në listën e gjerë U-18 të Kombëtares së Kosovës, e cila do të marrë pjesë në qytetin Ploiesti të Rumanisë nga 29 korriku deri më 7 gusht 2022, ku Kosova U-18 do të luaj në grupin B, dhe se kundërshtarë pritet t’i ketë Gjeorgjinë, Holandën, Bosnjen dhe Hercegovinën, Bullgarinë dhe Norvegjinë.

/GazetaSinjaliSport/