image KB Peja nënshkruan marrëveshje për sponsorim me kompaninë Gogaj

Basketboll

KB Peja nënshkruan marrëveshje për sponsorim me kompaninë Gogaj

news image

Klubi i basketbollit Peja sot ka njoftuar se ka arritur marrëveshjeje shume serioze për sponsorim me kompaninë Gogaj.

Sipas njoftimit të klubit thuhet se ndihen krenarë që të bashkëpunojnë me këtë kompani.

“Jemi shumë të lumtur dhe krenarë që në këtë ditë të ndeshjes t’ju njoftojmë se klubi ka arritur marrëveshje me kompaninë brend në Kosovë, Gogaj për sponsorizim të klubit.

Gogaj është lider në fushat dhe bizneset që operon dhe ne shpresojmë të zhvillohemi e të ngritemi së bashku me ta.

Kontributi i tyre është shumë i çmuar për klubin dhe basketbollin në përgjithësi në këtë kohë pandemie ku vështirësitë ekonomike kanë prekur çdo sferë të jetës, duke mos u përjashtuar edhe sporti. Ne ju jemi shumë mirënjohës, faleminderit!”, thuhet në njoftim.

Sonte nga ora 20:15, Peja zhvillon ndeshjen e tretë të fazës finale kundër Golden Eagle Yllit dhe ka nevojë për fitore pasi gjendet në disavantazh prej 2-0.

Jemi shume të lumtur dhe krenar që në këtë ditë të ndeshjes të ju njoftojmë se Klubi ka arritur marrëveshje me kompaninë…

Posted by KB Peja on Tuesday, 11 May 2021

/Gazeta Sinjali Sporti/