image Katër të infektuar me koronavirus dje dolën në rrugë, i ndaloi Policia

Siguri

Katër të infektuar me koronavirus dje dolën në rrugë, i ndaloi Policia

news image

Katër persona të infektuar me koronavirus kanë thyer rregullat e vetizolimit gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Madje në Prishtinë personi i infektuar me COVID-19 ishte sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur.

Rastet e tjera janë raportuar në Shirokë, Malishevë dhe në Gjakovë.

Policia njofton se ndaj katër të dyshuarve është inicuar lënda.

Raporti i plotë i Policisë:

Prishtinë: Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili ishte pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë  për vetë izolim, është hasur në rrugë ku ishte sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. I njëjti është dërguar në QKUK ndërsa me urdhër te prokurorit është  iniciuar lënda.

Shirokë: Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili ka rezultuar pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur  rregullave dhe vendimeve të Qeverisë  për vetë izolim. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda.

Malishevë: Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili ka rezultuar pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë për vetë izolim. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda.

Gjakovë: Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i cili ka rezultuar pozitiv me virusin Covid -19 nuk i është përmbajtur rregullave dhe vendimeve të Qeverisë. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda./Gazeta Sinjali/