image Katër persona lëndohen në një aksident trafiku në Prishtinë

Siguri/ Katër persona lëndohen në një aksident trafiku në Prishtinë

news image

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Prishtinë rreth orës 16:00.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Arlinda Rexhepi.

“Me datë 21.04.2020 rreth orës 16:00, në Zonën Industriale në Prishtinë është shkaktuar një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë tri automjete. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore kanë marr katër persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësorë”, ka thënë Rexhepi./Gazeta Sinjali/