Është mbyllur pa fitues dueli hapës i xhiros së fundit të stinorit dimëror në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Llapi ka barazuar pa gola në shtëpi ndaj Dukagjinit.
Skuadra e Tahir Batatinës ka vazhduar me formën katastrofale në kampionat, tani duke shkuar në 11 ndeshje pa fitore (6 humbje, 5 barazime).
Hera e fundit kurr llapjanët morën tre pikë ishte muaji shtator, kur ata mposhtën Suharekën 3-0.
Me këtë barazim, podujevasit mbeten në zonën e barazhit, ku aktualisht pozicionohen në vend të 8-të me 18 pikë.
Ndërkohë, Dukagjini merr një barazim pas fitores së fundit të arritur ndaj Ferizajt javën e kaluar.
Skuadra e Ismet Munishit ndodhet në pozitën e 7-të me 21 pikë të mbledhura.