image Kastriot Imeri i vetëm e mund kampionin e Zvicrës (VIDEO)

Futboll

Kastriot Imeri i vetëm e mund kampionin e Zvicrës (VIDEO)

news image

Servette FC ka qenë befasia e javës, pasi mposhti kampionin në fuqi të Zvicrës, Young Boys, me rezultat 1:2.

Futbollisti kosovar, Kastriot Imeri, shkëlqeu me paraqitjen e tij në këtë lojë, në të cilën shënoi dy gola.

Një nga pika e bardhë dhe një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë.

Imeri është në super formë. Në 13 ndeshje në Superligën e Zvicrës, ai ka shënuar tetë gola.

Falë formës fantastike, 21-vjeçari ka debutuar edhe me Përfaqësuesen A të Zvicrës./Gazeta Sinjali Sporti/