image Karantinohen 900 persona në Gjermani, shkak një aheng familjar

Evropë

Karantinohen 900 persona në Gjermani, shkak një aheng familjar

news image

Nga një aheng familjar në Bielefeld të Gjermanisë janë infektuar disa persona me koronavirus. Si pasojë e kësaj dhjetë shkolla është dashur të marrin masa kufizuese shtesë, ndërsa janë karantinuar rreth 900 persona, raporton “Bild”.

Shifra totale e të infektuarve të lidhur me këtë aheng familjar është aktualisht 36. Kjo është bërë e ditur nga qyteti i Bielefeldit. Janë detyruar të karantinohen nxënës në disa shkolla, e po ashtu edhe mësues.

Sipas një zëdhënëse, bëhej fjalë për një festë private. Është thënë se numri i rasteve pozitive mund të rritet edhe më tej. /Gazeta Sinjali/