image Qeveria merr vendim, këto dënime parashihen për personat që përhapin koronavirusin në Kosovë

Kosovë

Qeveria merr vendim, këto dënime parashihen për personat që përhapin koronavirusin në Kosovë

news image

Qeveria Hoti ka shtrënguar masat në luftën kundër koronavirusit. E në mbledhjen e mbajtur sot janë paraparë edhe dënime të ashpëra, për personat që nuk i respektojë masat si dhe për ata që përhapin sëmundjet ngjitëse.

Në vendimin e Qeverisë thuhet se kushdo që nuk i respekton masat për parandalimin e virusit, do të dënohet me gjobë ose 3 vjet burgim.

Ndërsa, ata që shkaktojnë përhapje të virusit parashihet të dënohen me burgim, në kohëzgjatje prej 1 deri në 8 vjet.

Në pikën 4 theksohet se nëse përhapja e virusit rezulton me vdekjen e një apo më shumë personave, kryesi dënohet me 1 deri në 12 vjet burg. /Gazeta Sinjali/