image Kaq turistë hynë në Shqipëri këtë muaj, kosovarët më nuk llogariten - Sinjali

Kaq turistë hynë në Shqipëri këtë muaj, kosovarët më nuk llogariten

news image

Java e parë e gushtit rezulton me një rritje të numrit të të huajve që kanë hyrë në Shqipëri.

Sipas informacioneve zyrtare rezulton se kanë mbërritur 494 mijë e 548 shtetas.

Krahasuar me të njëjtën periudhë rezulton se kanë hyrë 60 mijë shtetas më shumë. Por këtë vit nuk përfshihen shqiptarët nga Kosova që shkojnë për pushime atje, raporton Tv Klan.

Kjo se nga 1 qershori për shkak të liberalizimit të kalimit në pikat kufitare ato nuk përfshihen në sistem.

Shqipëria në këtë periudhë ka tërhequr shumë turistë, si: francezë, holandezë, italianë dhe të tjerë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin