COVID-19

Të infektuar

9688

Të shëruar

5480

Të vdekur

300

Siguri/ Kaq gra dhe vajza gjenden në radhët e Forcave të Armatosura në Shqipëri

news image

Përmes një postimi në Facebook, ministrja Olta Xhaçka ka publikuar shifrat e përfaqësimit dhe përfshirjes së grave e vajzave në fushën e mbrojtjes.

“2020-ta shënon 20-vjetorin e rezolutës 1325 të OKB-së: Gratë, paqja dhe siguria.
Në takimin e posaçëm të OSBE, kryesimin e së cilës aktualisht e ka vendi ynë theksova se përfaqësimi gjithnjë e më i lartë i grave në sektorin e mbrojtjes përbën një vlerë të shtuar, në axhendën e të drejtave të grave e vajzave në shoqërinë shqiptare në tërësi.

Edhe më shumë vullnet politik duhet për zbatimin e plotë të rezolutës, ndërsa shifrat tona të përfaqësimit të grave e vajzave në fushën e mbrojtjes flasin më së miri për investimin e duhur për të drejtat e grave e vajzave në vendin tonë”, shkroi ministrja.

Më tej shtoi:

“· 18.6% e punonjësve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcat e Armatosura janë gra e vajza.
· 14% e efektivëve të Forcave të Armatosura janë gra e vajza.
· 33% e rekrutimeve për kandidatë për oficerë të rinj në fund të vitit 2019 janë gra e vajza.
· 10% e pozicioneve drejtuese në radhët e ushtarakëve dhe 22% në radhët e civilëve mbahen nga zonja.”


Shpërndaje artikullin