image Kapitenia e Kosovës shprehet optimiste për ndeshjen ndaj Italisë

Sporte të tjera

Kapitenia e Kosovës shprehet optimiste për ndeshjen ndaj Italisë

news image

Kombëtarja e Kosovës në Hendboll në kategorinë e femrave ka mësuar kundërshtarët në grupe. Kosova në grup pritet ta ketë një kundërshtar që e njeh mjaftë mirë, Italinë.

Kapitenia e Kosovës, Leonora Demaj, ishte e pandalshme në ndeshjen e fituar ndaj Italisë, vitin e kaluar.

Demaj e sheh përsëri si opsion të fitores ndeshjen ndaj Italisë.

Italinë e kemi mposhtur kështu që nuk shoh arsye pse të ndryshojë kjo. Austria është ekip mjaft i fortë dhe ka lojtare me përvojë. Mirëpo ne kemi bërë befasi më parë dhe do të ishte kënaqësi nëse ndodhë përsëri”, ka thënë Demaj për faqen zyrtare të FHK-së.

Ajo gjithashtu ka folur edhe për karakterin e skuadrës duke thënë se ato nuk dorëzohen deri në fund të ndeshjes dhe duke e dhënë maksimumin prej vetes.

“Në Kombëtare ne luajmë me zemër dhe nuk dorëzohemi deri në sekondën e fundit. Pres që vajzat të japin maksimumin dhe të luftojmë për njëra-tjetrën. Më pas do të shohim se ku jemi kur të mbaron loja. Shpresoj dhe besoj se me lojë të mirë, me luftë, mund të arrijmë vendin e dytë. Kush e di, ndoshta edhe vendin e parë”, është shprehur kapitenia e Kosovës./Gazeta Sinjali/