image Kapet sasia më e madhe e kokainës për këtë vit në Kolumbi - Sinjali

Kapet sasia më e madhe e kokainës për këtë vit në Kolumbi

news image

Forcat e armatosura në Kolumbi sekuestruan 10 tonë kokainë dhe shkatërruan dy laboratorë droge gjatë një misioni në juglindje të vendit, tha ministri i Mbrojtjes, Diego Molano. Sipas tij, kjo ishte sasia më e madhe e kokainës e sekuestruar këtë vit.

Molanos tha se laboratorët e kokainës i përkisnin rebelëve të majtë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN). Sipas tij, për këtë sasi, ata mund të kenë përfituar më shumë se 300 milionë dollarë.

Pavarësisht se po e lufton prej dekadash trafikun e kokainës, që kur Kolumbia dominohej nga Kartelet e Pablo Escobar dhe narkosave të tjerë, vendi mbetet një prej prodhuesve më të mëdhenj të lëndës narkotike dhe është nën presion të vazhdueshëm nga Shtetet e Bashkuara për të ulur sasinë e sipërfaqes së mbjellë me përbërësin kryesor të kokainës.

Në një tjetër operacion të mërkurën, autoritetet e El Salvadorit sekuestruan 2,7 tonë kokainë, me vlerë 60 milionë euro, sasia më e madhe e sekuestruar në vend prej vitit 2019.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin