image Kapet nga policia një person në Prishtinë, mbante armë zjarri pa leje

Siguri

Kapet nga policia një person në Prishtinë, mbante armë zjarri pa leje

news image

Një person është shoqëruar në polici, pasi që gjatë kontrollit te i njëjti, policia ka gjetur një armë zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Është shoqëruar një person në stacionin policor veriu në Prishtinë. Të njëjtit i është gjet një armë zjarri. Aktualisht personi është duke u intervistuar dhe i njëjti do të procedohet më tej në koordinim me prokurorin e shtetit“, tha Ahmeti.

Ajo po ashtu bëri të ditur se të dyshuarit i është sekuestruar arma e tipit Zoraki, si dhe disa fishekë.

“Ndaj tij me rekomandim të prokurorit është hapur rast për ‘Armëmbajtje pa leje”, tha zëdhënësja e policisë./Gazeta Sinjali/