image Kapet me drogë një person në Mitrovicë

Siguri

Kapet me drogë një person në Mitrovicë

news image

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”, raporton Gazeta Sinjali.

Ai u arrestua dje pasdite rreth orës 17:49, në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Mitrovicë.

Policia njofton se atij iu gjetën dhe sekuestruan katër qese me substancë të dyshuar narkotike, me peshë 4.3 gramë./GazetaSinjali/