image Kapet me 1 kg kokainë, arrestohet polici i RENEA-s

Shqipëri

Kapet me 1 kg kokainë, arrestohet polici i RENEA-s

news image

Policia e Shtetit në Tiranë sot ka zhvilluar një operacion antiDrogë me ç’rast në mesin e tre të arrestuarve është edhe një zyrtar policor i RENEA-s, transmeton Gazeta Sinjali.

Si rezultat i operacionit është sekuestruar një 1 kg kokainë, ku transportues i drogës dyshohet se polici ishte Xhulio Lici, raporton TCH.

Bëhet me dije se efektivi ka qenë në vëzhgim dhe përgjim nga forcat e policisë për një kohë.

Policia njofton se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dy të arrestuarit e tjerë merreshin me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve konkretisht duke blerë kokainë dhe më pas duke e shitur atë në zona të ndryshme të Tiranës.

Tre të dyshuarit janë kapur në flagrancë me një pako lëndë narkotike të llojit kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike me peshë totale 1 kilogramë e 88 gramë, dy automjete, pesë aparate celular dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

/GazetaSinjali/