image Kapet hajni që kreu vjedhje të rëndë në një market në Ferizaj, ndalohet për 48 orë

Siguri

Kapet hajni që kreu vjedhje të rëndë në një market në Ferizaj, ndalohet për 48 orë

news image

Vjedhjet e shumta nëpër shtëpi e biznese të ndryshme nuk po kanë të ndalur dhe ajo çka e bën edhe më shqetësues këtë fenomen është moskapja e personave të dyshuar, të cilët arrijnë t’iu ikin prangave të Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe në Ferizaj, ku në një market në rrugën “Remzi Hoxha” një person kishte kryer vjedhje të rëndë muajin e kaluar, por kishte arritur të ikë, duke mos lënë gjurmë. Megjithatë, pas denoncimit të rastit, Policia ka arritur të identifikojë hajnin.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për S.S., 26-vjeçar, i cili po dyshohet se kreu vjedhje në lokalin “City Market”.

Pasi shijoi lirinë nga arratia për disa javë, gjatë ditës së djeshme ai është arrestuar dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intevristim.

I njëjti ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë dhe më pas Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tij në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

/GazetaSinjali/