image Kapet banda shqiptaro-greke me kanabis në Athinë, sekuestrohen 10 mijë euro

Rajon

Kapet banda shqiptaro-greke me kanabis në Athinë, sekuestrohen 10 mijë euro

news image

Departamenti i anti drogës i Athinës, ka sekuestruar në lagjen Nea Zmirni të Athinës, sasinë prej 40 kg kanabis sativa (35.5 kanabis i thatë dhe 4.6 në formë çokollate).

Sipas bluve të Athinës, 3 persona u arrestuan, dy grekë dhe një shtetas shqiptar, ndërsa u sekuestrua shuma prej 10.000 euro, një peshore elektronike dhe 7 telefona celularë, raporton TCH.

Lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe tre të arrestuarit e shpërndanin atë në zonën e qendrës së Athinës.

Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie, ndërsa hetimit lidhur me aktivitetin e bandës, do të vazhdohen prej policisë greke./Gazeta Sinjali/