image Kapen tre të dyshuarit për vjedhjen e rëndë në Suharekë, rrëfejnë në Polici plot raste tjera

Siguri

Kapen tre të dyshuarit për vjedhjen e rëndë në Suharekë, rrëfejnë në Polici plot raste tjera

news image

Policia e Kosovës ka arritur që t’i arrestojë tre persona në Suharekë të cilët dyshohen për disa raste të vjedhjeve në Suharekë, mëson Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur për Sinjalin se fillimisht dy nga të dyshuarit janë arrestuar gjatë ditës së djeshme, pasi Policia i identifikoi përmes kamerave të sigurisë, lidhur me një rast që kishte ndodhur më 23 qershor.

Të njëjtit u prangosën dhe u shoqëruan në stacion policor, ku kanë pranuar se kanë kryer edhe disa raste të tjera të vjedhjeve, gjatë muajit prill.

Ndërkohë, pas mbledhjes së informacioneve të reja, është arrestuar edhe i dyshuari i tretë lidhur me vjedhjen e rëndë që kishte ndodhur më 23 qershor, i cili po ashtu ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë.

Sinjali mëson se tre të dyshuarit ndodhen nën masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre pritet të merren veprimet e tjera hetimore.

/GazetaSinjali/