image Kapen me 10 kg heroinë dy vëllezërit shqiptarë në Greqi

Evropë

Kapen me 10 kg heroinë dy vëllezërit shqiptarë në Greqi

news image

Dy vëllezër shqiptarë, 29 dhe 34 vjeç janë arrestuar nga policia greke për posedim dhe trafik droge. Arrestimi u bë gjatë një operacioni të Prokurorisë së Narkotikëve pranë Drejtorisë së Sigurimit të Atikës.

Siç raportojnë mediat greke, dy vëllezërve shqiptarë iu sekuestruan 10 kg heroinë.

Droga trafikohej në taksinë që drejtohej nga 34-vjeçari. Gjithashtu janë konfiskuar tre automjete, 190 euro dhe katër celularë, kurse dy të arrestuarit janë dërguar në prokurorinë kompetente.

Nga kontrollet e kryera, ndër të tjera, janë sekuestruar 15 pako najloni me heroinë, me një peshë 7762 gram si edhe pajisje elektronike ripaketim.

/GazetaSinjali/