image Kapen hajnat e Malishevës

Kosovë

Siguri/ Kapen hajnat e Malishevës

news image

Tre persona të dyshuar për vjedhje janë arrestur në Malishevë, ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht stacioni policor në Malishevë.

Ata dyshohen për një rast vjedhje të rëndë të ndodhur dje, në një dyqan në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Personat e arrestuar dyshohet që në bashkëveprim me forcë kanë depërtuar në brendinë e dyqanin dhe nga aty kanë arritur të kryejnë vjedhjen, njofton policia

Reagimi i shpejtë i zyrtarëve policorë dhe grumbullimi i informacioneve në rrugë operative, ka mundësuar që patrullat policore të vëhen në ndjekje dhe të ndalojnë automjetin me personat e dyshuar për një kohë shumë të shpejtë, thuhet në njoftim.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë: S. K., 49 vjeçar, F. P., 45 vjeçar dhe K. H., 34 vjeçar.

Policia në cilësi të provave materiale ka sekuestruar nga të dyshuarit një automjet të tipit Passat, para në vlerë 377.76 euro, 4 telefona, 2 kaçavida dhe kapela, doreza e shalle të zeza.

Pas intervistimit, personat e dyshuar, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Hetuesit policorë po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë, thuhet në njoftimin e policisë. /Gazeta Sinjali/