image Kapen 6 persona të kërkuar nga Policia

Siguri

Kapen 6 persona të kërkuar nga Policia

news image

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë gjatë ditës së djeshme, në lokacione të ndryshme, gjashtë persona të kërkuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Arrestimet në bazë të urdhëresave të Gjykatave, nisën nga orët e mëngjesit në Obiliq, për të vazhduar në Lipjan, Drenas, Shtime e Fushë Kosovë.

Edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës u kap një person i kërkuar nga Policia.

Gjashtë të arrestuarit u dërguan në vuajtje të dënimit, shkruan Sinjali.

/GazetaSinjali/