image Kanosja me kallashnikov te Tranziti në Prizren që alarmoi Policinë: Kush janë dy të arrestuarit - detaje të reja

Siguri

Kanosja me kallashnikov te Tranziti në Prizren që alarmoi Policinë: Kush janë dy të arrestuarit – detaje të reja

news image

Pas kanosjes me armë zjarri te Tranziti i Vjetër që alarmoi Policinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar dhe u sekuestruan armë zjarri. Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se kush janë të dyshuarit që i zuri sherri me Policinë.

Burimet nga Prokuroria thonë se dy personat që përfunduan në prangat e Policisë lidhur me këtë rast që ndodhi në orët e mbrëmjes janë Fitim Kalimashi, 28-vjeçar dhe Edison Jeliqi, 30-vjeçar.

Kush kë e kërcënoi?

Sipas informatave të para, i dyshuari Jeliqi e ka kërcënuar me kallashnikov të dyshuarin tjetër dhe më parë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lënë aty automjetin e tij, të cilin Policia ia konfiskoi.

Dy të rinjtë dyshohet se fillimisht nisën një konflikt verbal, që eskaloi me kërcënime, për çka u desh intervenimi i Policisë.

Në vendin e ngjarjes, burimet thonë se kanë dalë disa njësi policore, me ç’rast pas kontrolleve kanë sekuestruar dy armë të zjarrit.

Të dyshuarit tashmë ndodhen në stacion policor, ku po intervistohen në lidhje me rastin dhe së shpejti pritet të merret vendim nga Prokurori i Shteti për inicimin e hetimeve dhe ndalimin ose jo të personave të përfshirë në rast.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/