image Kancelari Scholz pritet të vizitojë Kosovën më 10 qershor

Politikë

Kancelari Scholz pritet të vizitojë Kosovën më 10 qershor

news image

Kancelari gjerman Olaf Scholz pritet të vizitojë Kosovën dhe Serbinë më 10 qershor, ka njoftuar të hënën DW-ja, bazuar në burime diplomatike serbe.

Sipas burimit, për vizitat në Prishtinë e Beograd është vendosur, ndërkohë që po punohet për aranzhim të vizitave edhe në Tiranë e Shkup “e ndoshta edhe në Sarajevë”.

“Ne po përpiqemi për atë datë, vizita ende duhet të koordinohet me vendet e tjera të rajonit”, tha burimi, përcjell DW-ja.

Ndërkohë burimi i DË-së thotë se Scholz po përpiqet të përgatitet mirë për Samitin e Procesit të Berlinit, i cili pritet të zhvillohet në gusht.

“Ndryshe nga ish-kancelarja Merkel, Scholz po shkon më shumë drejt zgjidhjeve konkrete. Ai kujdeset që ky samit të mos jetë thjesht një udhëtim i kushtueshëm, por të arrihen zgjidhje konkrete”, tha burimi.

Qëllimi i Procesit të Berlinit është të lidhë më ngushtë rajonet e Ballkanit Perëndimor, nëpërmjet qarkullimit të lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve.

/GazetaSinjali/