image Kamioneta përplaset me veturën në Kaçanik, një person dërgohet në QKUK - Sinjali

Kamioneta përplaset me veturën në Kaçanik, një person dërgohet në QKUK

news image

Rritja e numrit të aksidenteve në komunikacion ka bërë që në vazhdimësi Policia të dalë me thirrje për respektim të rregullave. As gjobat e dënimet që shqiptohen siç duket nuk po e zvogëlojnë numrin e rasteve të tilla, raporton Gazeta Sinjali.

Brenda 24 orëve kanë ndodhur disa aksidente gjithandej vendit. Në mesin e tyre është edhe një rast në rrugën “Agim Bajrami” në Kaçanik, që ka ndodhur në orët e mbrëmjes, ku janë përfshirë dy automjete.

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë të ditur se një kamionetë ka goditur një veturë nga pakujdesia dhe për pasojë shoferi ka marrë lëndime të rënda trupore.

Për shkak të lëndimeve, viktima u dërgua fillimisht në Emergjencën e Kaçanikut, e më pas u transferua në QKUK, ku po trajtohet.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin