image Kamberi: S’presim marrëveshje kuptimplotë nga dialogu nëse s’trajtohet Lugina

Rajon

Kamberi: S’presim marrëveshje kuptimplotë nga dialogu nëse s’trajtohet Lugina

news image

Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, thotë se qeveria serbe e drejtuar nga Ana Bërnabiq injoron kërkesat politike të Luginës së Preshevës.

Ai është shprehur se e mirëpret rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, duke shtuar se në agjendën e këtij procesi duhet të jetë edhe Lugina e Preshevës.

Nuk besojmë në marrëveshje kuptimplotë nëse Lugina e Preshevës dhe të drejtat e shqiptarëve do të mbeten tema të patrajtuara. Presim që qeveria në Prishtinë të insistojë në respektimin e parimit të reciprocitetit për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka thënë Kamberi.

Kamberi ka deklaruar se akoma nuk mund të thuhet se shqiptarët e kësaj zone kanë një trajtim adekuat nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.

Jemi në fazën e ekzistimit të vendimeve politike për hapjen e zyrës për Luginën e Preshevës nga qeveria paraprake në Prishtinë, por ajo zyrë akoma nuk është funksionalizuar. Qëndrimi i qeverisë së re nuk është i qartë rreth të ardhmes së kësaj zyre. Do të ketë ajo një program konkret? Do të përcillet edhe me buxhet adekuat për t’u përkrahur ai program?”, ka thënë Kamberi në Klan Kosova. /Gazeta Sinjali/