image “Kam me jau q* nanën edhe babën, tash dal iu vraj”/ Vushtrriasi kërcënon 36-vjeçarin që kishte dalë t’i kulloste bagëtitë

Siguri

“Kam me jau q* nanën edhe babën, tash dal iu vraj”/ Vushtrriasi kërcënon 36-vjeçarin që kishte dalë t’i kulloste bagëtitë

news image

Kullosja e bagëtive u bë shkak që një 36-vjeçar në fshatin Pasomë të Vushtrrisë, të përballet me kërcënime serioze për jetën nga një bashkëfshatar i tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur dje rreth orës 13:00 kur i dyshuari F.H. 54-vjeçar, kishte vërejtur 36-vjeçarin teksa kulloste bagëtitë në një zonë të caktuar të fshatit. Aty ai dyshohet se kishte filluar të fyejë e të shajë 36-vjeçarin, duke e paralajmëruar që mos t’i kullosë më bagëtitë aty.

54-vjeçari i ishte drejtuar atij me fjalët “edhe një herë nëse i bjen bagëtinë në këtë pjesë, kam me jau q* nanën edhe babën”.

Kërcënimet e tij dyshohet se kishin vazhduar edhe më tej, duke e kërcënuar me vdekje 36-vjeçarin, të cilit i kishte thënë “prit edhe pak se tash kam me dalë me të vra”.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda institucioneve të sigurisë, kanë bërë të ditur se 36-vjeçari ka deklaruar para hetuesve se i dyshuari ishte nisur të hyjë në shtëpinë e tij dhe kjo e kishte frikësuar atë, me ç’rast ka marrë bagëtitë dhe ka ikur që aty. Ndërkohë ka denoncuar rastin në Polici.

Njësitet policore kanë shoqëruar në stacion për intervistim edhe të dyshuarin, ndaj të cilit është iniciuar rasti ‘Kanosje’.

/GazetaSinjali/