image Kalimi i eskortës së Presidentit Bajram Begaj nëpër Kosovë, policia me masa të veçanta në trafik

Siguri

Kalimi i eskortës së Presidentit Bajram Begaj nëpër Kosovë, policia me masa të veçanta në trafik

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 09.06.2026 do të ndërmarrë masa të veçanta sigurie dhe organizimi të trafikut, me rastin e kalimit transit nëpër territorin e Kosovës të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Sipas njoftimit zyrtar, Policia e Kosovës ka angazhuar njësitë përkatëse policore dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet operative të nevojshme për të siguruar eskortën dhe për të garantuar rrjedhë të sigurt dhe të lirë të komunikacionit përgjatë rrugëve ku do të lëvizë delegacioni.

Për shkak të lëvizjes së eskortës, më 09.06.2026 do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe afatshkurtra të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore nga pika e kalimit kufitar Vërmicë deri në Han të Elezit.

Ndërkohë, të njëjtat masa mund të përsëriten edhe më 11.06.2026 gjatë kthimit të eskortës, kur parashihet që në disa raste të ketë edhe riorientim të trafikut në rrugë alternative.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kohës së aplikimit të këtyre masave të përkohshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/