image Kadri Veseli: Ableard Tahiri është ftuar nga Gjykata Speciale

Kosovë

Drejtësi/ Kadri Veseli: Ableard Tahiri është ftuar nga Gjykata Speciale

news image

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka konfirmuar se ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri është ftuar nga Gjykata Speciale.

Veseli ka thënë se ftesa ndaj Tahirit ka të bëjë në lidhje me informimin e situatës.

“Ministri Abelard Tahiri u ftua nga Gjykata special për shkak të pozitës së tij dhe e cila mendoj se do të jetë pikërisht për informim të mbarëvajtjes. Ministri i Drejtësisë është ftuar për shkak të konsultuar”, ka deklaruar Veseli në KTV.

Kur është pyetur nëse Tahiri ka mundësi të jetë ftuar për cështje të luftës, Veseli ka thënë se “nuk besoj për shkak se ai ka qenë i ri atëherë./Gazeta Sinjali/