image Kacafytje mes dy drejtorëve në Postën e Kosovës në Prishtinë

Siguri

Kacafytje mes dy drejtorëve në Postën e Kosovës në Prishtinë

news image

Posta e Kosovës ka njoftuar për një incident mes dy drejtorëve të menaxhmentit të kësaj ndërmarrjeje në Prishtinë.

Posta përmes një kumtese për media, njofton për një kacafytje që ka ndodhur sot mes dy drejtorëve të menaxhmentit të ndërmarrjes, por emrat nuk i ka bërë të ditur.

“Sot paradite në objektin e administratës qendrore të Postës së Kosovës, ka ndodh një incident i vogël i fjalosjes dhe kacafytjes në mes të dy drejtorëve të menaxhmentit të ndërmarrjes. Për këtë rast janë duke u marrë organet e rendit, ndërsa dy drejtorët janë duke u intervistuar në Policinë e Kosovës në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Postës.

Tutje në komunikatë thuhet se menaxhmenti i ndërmarrjes, do të ndërmerr masat disiplinore gjatë ditëve në vijim, sipas rregulloreve të brendshme të ndërmarrjes dhe ligjeve në fuqi./Gazeta Sinjali/