image Ka vdekur stilisti i njohur Kenzo, ishte i prekur me COVID-19

Modë & Stil

Ka vdekur stilisti i njohur Kenzo, ishte i prekur me COVID-19

news image

Stilisti i njohur japonez, Kenzo Takada, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare pas infektimit me koronavirus. Zëdhënësi i tij ka konfirmuar se Kenzo ka ndërruar jetë në spital ditën e diel për shkak të Covid-19.

I njohur për printimet e tij grafike shumëngjyrëshe dhe me lule, Kenzo ishte dizajneri i parë japonez që mori famë në skenën e modës në Paris. Ai u vendos në Francë në vitet 1960 dhe pjesën tjetër të karrierës së tij e kaloi atje.

“Me gati 8,000 modelet e tij, ai kurrë nuk pushoi së festuari për modën dhe artin e të jetuarit”, tha ndër të tjera zëdhënësi i tij. Lindur në vitin 1939 afër Osakës, Kenzo Takada mbërriti në Francë në 1965 me anije dhe u vendos në Paris, ku dhe themeloi markën e njohur ndërkombëtarisht me emrin e tij, në vitet 1970. /Gazeta Sinjali/